South Stream do të sigurojë furnizim të pandërprerë të gazit
Sofje,5 shkurt - Presidenti bullgar është i bindur se "South Stream" do të sigurojë furnizim të pandërprerë të gazit.
Në Bullgari shpresojnë shumë në zbatimin e suksesshëm të projektit të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"), deklaroi në një intervistë për gazetarët Presidenti i vendit, Rosen Plevneliev.
Ai rikujtoi se qeveria e republikës e ka shpallur tashmë "Rrymën Jugore" projekt strategjik.
Rosen Plevneliev theksoi se tubacioni i ri do të mund të mbështesë ambiciet e Sofjes për t'u bërë një nga qendrat evropiane të energjisë.
Përveç kësaj, Presidenti bullgar shprehu besimin se Olimpiada Dimërore në Soçi do të jetë "një faqe e ndritur në historinë e lëvizjes olimpike". Plevneliev do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojrave të XXII Olimpike Dimërore më 23 shkurt në Soçi.