"South Stream" do të garantojë sigurinë energjetike të Evropës
Romë, 23 nëntor - Tubacioni i gazit "South Stream", nëpërmjet të cilit gazi rus nga fundi i Detit të Zi do të pompohet në vendet e BE-së, është i vetmi projekt që do të garantojë sigurinë energjetike të Europës.
Ky është konkluzioni në të cilin arritën pjesëmarrësit e "tryezës së rrumbullakët" që u zhvillua në Romë mbi çështjet e energjetikës.
Siç theksoi deputeti i Parlamentit italian Ugo Lisi, "South Stream" është një projekt me interes të ndërsjellë dhe që parashikon një varësi të barabartë të furnizuesit dhe konsumatorëve.