Sot shënohet Dita Botërore e Ujit
Prishtinë, 22 mars – Sot është Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë vëmendje për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithë qytetarët që, të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit. Kjo ditë festohet me 22 mars, ndërsa Dita e parë botërore e ujit është shënuar më 22 mars 1993.
Për çdo vit, në Ditën botërore të ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pije, siç janë: uji për qytete, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.
Ta shënojmë këtë ditë secili prej nesh në shtëpitë tona, duke i kushtuar kujdes të veçantë përdorimit të drejtë të ujit. Sot, me përpjekje maksimale po bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët tanë.
Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.
Duaje ujin ashtu sikurse jetën!
Ujin e zëvendëson vetëm uji, andaj të shpenzojmë racionalisht në çdo ditë të jetës tonë!