Sot pastrohet deponia më të madhe në Rajonin e Pejës
Pejë, 21 maj - Let’s Do It ka bërë të ditur se sot vullnetarët do t’i bashkohen aksionit për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh.
Deponia gjendet në një zonë në mes të Komunës së Pejës dhe asaj të Istogut, andaj pastrimi i asaj deponie do të mbështet financiarisht nga te dy komunat.
Për pastrimin e kësaj deponie, më e madhja në Rajonin e Pejës, “Let’s Do It” do të ofrojë një sasi derivatesh për makinerinë që do të kryej pastrimin në atë zonë. Përveç pastrimit, e njëjta hapësirë do të rrethohet, e më pas edhe do të gjelbërohet.
Përveç ekipit së “Let’s Do It” dhe vullnetarëve të tjerë, aksionit të sotëm do t’i bashkohen edhe kryetarët e dy komunave përkatëse, përkatësisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.