Sot në të gjitha qytetet mbahen protesta me moton Ndale hajninë
Sipas organizatoreve protesta do të jetë më e madhja e organizuar si iniciativë e organizuar nga vetë qytetarët, pa implikime nga organizata politike ose të tjera.
Fokusi i protestave, mbeten parregullësitë, mashtrimet dhe hajnitë që kanë ndodhur me faturat e KEK-ut përmes manipulimeve në faturim, njersorë dhe forma të tjera për çka sot janë në proces dy hetime nga prokuroria dhe nga Komisioni Parlamentar dhe dy raporte, njëri nga ZRRE, tjetri nga Avokati i Popullit.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar vlerëson se këto manipulime kanë treguar paaftësinë institucionale të atyre që janë përgjegjës prë tu përballur me problemet e qytetarëve.
Për më shumë, heshtjet e fundit për këto probleme na bindin që dyshimet tona për manipulime të tilla edhe në sferat tjera të shoqërisë janë gjithsesi të bazuara.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka ftuar institucionet e Kosovës që të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve që përfaqësojnë.
Po ashtu ky grup kërkon nga institucionet të ndihmojnë sa më shumë në hetimet e nisura dhe të nisin hetimet edhe në sferat tjera që prekin mirëqenien e qytetarëve.