Sot moti me diell dhe vranësira të pjesërishme
Prishtinë, 19 korrik - Instituti Hodrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike gradualisht do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.