Sot mbahet Samiti Evropian mbi problemet e energjisë
Bruksel, 4 shkurt - Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, diskutojnë më 4 shkurt në Bruksel rreth sigurimit të furnizimit me energji, krizës së borxheve sovrane, situatës në Egjipt si dhe problemeve të tjera.
Në fokus të diskutimeve të samitit është problemi i energjisë ku pjesëmarrësit, kanë zhvilluar bisedime për sigurimin, furnizimin e vazhdueshëm energjetik, partneritetin me furnizuesit kryesorë të energjisë, nxitjen e ndërtimit të \"gazsjellësit Nabuko\", etj.
Unioni synon të ndryshojë varësinë nga ndonjë vendi i veçantë për furnizim me lëndë djegëse.
Ndërkohë, për sa i përket krizës së borxhit, liderët e 17 vendeve anëtare të eurozonës do të publikojnë një deklaratë të përbashkët para përfundimit të samitit.