23 Dhjetor 2024

Sot mbahet protesta kundër KEK-ut

Prishtinë, 13 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka bërë të ditur se sot, duke nisur nga ora 12.00, do të organizojë një marsh paqësor kundër, siç thuhet, fryrjes së faturave të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Pakënaqësitë e qytetarëve kanë nisur me faturat e muajit janar dhe ata kanë organizuar disa protesta kundër tyre.

Ata kanë ftuar qytetarët që janë të pakënaqur me faturat e KEK-ut dhe Qeverisjen aktuale t’i bashkohen këtij marshi paqësor.
 
Marshi do të fillojë nga ndërtesa e KEK-ut deri te Qeveria e Kosovës dhe përveç faturave të KEK-ut, ata do të ngrehin zërin edhe ndaj dukurive negative që po ndodhin në vend.

Ata po ashtu kanë kërkuar edhe shkarkimin zinxhiror të menaxhmentit qendror, hetimin nga prokuroria dhe futjen në burg të fajtorëve.

Grupit të Qytetarëve të Organizuar, të cilëve iu janë bashkangjitur shumë organizata joqeveritare dhe studentore, sot iu kanë bashkangjitur edhe Arta Dobroshi dhe Ilir Deda, të cilët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen sikur në kohërat e vjetëra kur organizoheshin marshe kundër parregullsive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)