23 Dhjetor 2024

Sot mbahet protesta kundër faturave e fryra të energjisë elektrike

Prishtinë, 6 mars - Sot nga ora 12:00 para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë do të organizohet protestë gjithëpopullore, për të kundërshtuar faturat e fryra të energjisë elektrike të muajit janar dhe parregullsitë tjera që ka ndodhur në këtë rast.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar të Republikës së Kosovës kanë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, duke thënën se përveç faturave menaxhmenti i KEK-ut ka larguar nga puna punëtorë të pafajshëm duke amnistuar kështu vetveten.

Lëvizja Vetëvendosje përmes kësaj një komunikate e ka përkrah protestën dhe kërkesat e grupit të qytetarëve.

"Ne vazhdimisht e kemi ngritur çështjen e energjisë elektrike dhe mospërputhshmërinë e çmimeve me gjendjen e rëndë që ka kapluar vendin. Rritjet e fundit të çmimeve janë hap në drejtimin e kundërt. Prandaj, është e domosdoshme të ngrihet zëri e të protestohet", thuhet në përahjen e tyre.

Vetëvendosja ka ftuar qytetarët, subjektet e tjera politike opozitare, shoqërinë civile dhe organizatat e tjera politike e shoqërore ta mbështesin këtë protestë.

Edhe organizatat e shoqërisë civile të Kosovës kanë shpreh përkrahjen e fuqishme për protestën e sotme të Grupit të Qytetarëve Protestues për të kundërshtuar faturimet e fryera dhe të manipuluara të KEK-ut.

"Ne i përkrahim të gjitha kërkesat e kësaj iniciative qytetare dhe i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë pjesë e tyre për të shprehur vullnetin tonë për shtet të së drejtës dhe të mirëqenies", thuhet në një deklarat të OJQ-ve.

Organizatat e shoqërisë civile konsiderojnë se faturat e padrejta të Janarit 2013 janë vetëm një pjesë e vogël e padrejtësive të mëdha të KEK-ut të bëra në kurriz të qytetarit për vite të tëra pas lufte.

Për më tepër, kjo padrejtësi e KEK-ut sipas tyre është tregues i dështimit të institucioneve shtetërore të Kosovës për të ofruar mirëqenie dhe dinjitet minimal për qytetarin e Kosovës.

"Një sistem i tillë kleptokratik i qeverisjes shtetërore në të gjitha nivelet ka prodhuar shërbime të mjerueshme publike. Për më tepër, qytetarëve të Kosovës po u vendosen edhe ngarkesa të padrejta, si pasojë e përfundimit të parasë publike në xhepat e politikanëve, udhëheqësve institucional dhe të ndërmarrjeve publike", thuhet me tej në deklaratë.

Për të reaguar kundër shkeljes së dinjitetit qytetar dhe për të kërkuar drejtësi sociale, këto organizata i ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës t’i përgjigjen thirrjes së Grupit të Qytetarëve Protestues për protestë paqësore gjithë-popullore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)