Sot mbahen protestat kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike
Prishtinë, 12 janar - Klubi Politik i Studentëve së bashku me një numër organizatash nga shoqëria civile, u kanë bërë thirrje qytetarëve që sot nga ora 12:00 të protestojnë së bashku kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Kërkesat e qytetarëve do të jenë ulja e çmimit të energjisë elektrike e cila është prej më të shtrenjtëve në rajon, kthimi i tarifës së lire në orarin ditor që praktikisht nuk ekziston si dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.
Thirrjes së KPS-së për përkrahje nga shoqëria civile dhe artistët vazhdimisht po i përgjigjen organizata dhe individë të shumtë. Gjer më tani, përkrahjen e kanë konfirmuar, si vijon:
1. ÇOHU
2. GAP
3. INPO
4. IPOL
5. Kolektivi Artistik \\\"Haveit\\\"
6. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS
7. OJQ Gjeomjedisi&Gjeoenvironment
8. CBM
9. Syri i Vizionit
10. OJQ Zana