Sot fillon ndërtimi i South Stream
Beograd, 24 nëntor - Qeveria e Serbisë ka autorizuar ministren e energjetikës Zorana Mihajlloviq që në emër të qeverisë të nënshkruajnë marrëveshjen në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit Rrjedhja Jugore në Serbi.
Ndërtimi i gazsjellësit Rrjedhja Jugore është njëra prej investimeve më të vlershme në shtetin serb në disa dekada të fundit, prej 1.9 miliardë euro.
Me saldimin e tubave në gazsjellësin në vendin Shajkash në Vojvodinë, të dielën do të shënohet fillimi solemn i punëve në pjesën e Rrjedhjes jugore përmes Serbisë, ndërsa punët në terren do të fillojnë në shkurtin në vitin e ardhshëm.