23 Dhjetor 2024

Sot dhe nesër vapë, nga e mërkura temperaturat shënojnë rënie

Prishtinë, 16 gusht -  Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)