Sot dhe nesër temperaturat do të shënojnë rritje të lehta
Prishtinë, 20 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.
Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t'i ruajnë vlerat e ditëve të fundit.
Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele (22 mars 2020).