Sot dhe nesër serish reshje shiu dhe bore në viset e larta si dhe ulje te temperaturave
Prishtinë, 8 janar - Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.
Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare.
Pas reshjeve në fushat termike sipas IHK-së do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.
Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit.