Sot dhe nesër parashihet të jenë temperaturat më të larta
Prishtinë, 6 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas parashikimeve të IHK-së sasia e reshjeve do të jetë e ulët.
Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.
Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperendimi, ndërsa nga dita e merkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperendimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.
Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/s.