Sot dhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me stuhi te fuqishme
Prishtinë, 7 korrik - Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve te vikendit vendi ynë do te jetë nen ndikimin e masave te ajrit me presion te ulet atmosferik.
Në këto kushte, si pasoje e krijimit te vranësirave te dendura dhe jostabile dhe ndryshimit te masave termike ne stade te ndryshme te troposferës do te mbaje mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht te fuqishme.
Stuhit do ta perfshijne pjesen veriore dhe verilindore te Serbise duke e shtrire veprimin edhe ne pjesen verilindore dhe veriore te shtetit tone por me nje fuqi me te dobet.
Temperaturat minimale do te levizin ndermjet 22-26 grade Celsius. Do te fryje ere nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtesi mbi 16m/s.