Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht pranveror
Prishtinë, 3 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot kryesisht pranveror do të mbajë për gjatë dy ditëve të ardhshme.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.
Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.