Sot dhe nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Prishtinë, 1 prill - Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kan përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu.
Do të ketë kushte edhe pë zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.