Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe sot dhe nesër
Prishtinë, 21 tetor - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimi