Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme
Prishtinë, 3
qershor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se
situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të
ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Edhe dita e
mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë
nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin
konstante me ditët paraprake.
Dita e enjte premton mot më të
ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë
prezent në disa pjesë të Dukagjinit.
Temperaturat minimale gjatë
këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë
Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Kushtet
biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike
për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së
prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit!