23 Dhjetor 2024

Situata meteorologjike gjatë kësaj jave drejtë stabilizimit

Prishtinë, 30 gusht - Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditëve të fundit të muajit gushtë, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit me parametra që i përgjigjen gjatësive dhe gjerësive të vendit tonë.

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së në fushat termike dhe ato barike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Të mërkurën, por edhe ditën e martë në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu.

Kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu.

"Jemi në fund të muajit gusht dhe pothuaj në gjithë territorin kemi deficit të reshjeve. Sasitë e reshjeve si gjithmonë nuk ishin të shpërndara në mënyrë uniforme", thekson IHK.

Më së shumti reshje kishte në veriperëndim dhe në qendër të vendit me 32mm, pastaj jugu dhe perëndimi regjistruan 19mm reshje, ndërsa lindja, verilindja dhe juglindja regjistruan 7-11mm reshje. Indeksi UV në jug të vendit mbetet në kufijtë e mesatares, derisa në vendet tjera do të shënoj vlera të larta.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet agrometeorologjike paraqiten të dobëta sidomos në disa vende ku sasia e reshjeve ishte shumë e kufizuar, ndërsa sa i përket  kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht të mira përjashtuar presionin atmosferik i cili mund të ndikoj negativisht te një shtresë e popullatës me sëmundje kronike (asma, hipertension, diabetet etj).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)