23 Dhjetor 2024

Sistemi energjetik në veri të Kosovës në duart e Elektro Distribucionit të Serbisë

Mitrovicë, 25 mars - Edhe më tej sistemi energjetik në veri të Kosovës vazhdon të mos kontrollohet nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

"Syri.net",  gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, ka sjell fotografi nga godina e Elektro Distribucionit të Serbisë, ku edhe shihet duke valëvitur edhe flamuri serb.

Pra për sistemin energjetik në veri përkujdesen punëtorët e të ashtuquajturës “Elektrokosmet”.

Edhe pas mbi dy dekadash në liri e trembëdhjetë vjet si shtet i pavarur, asnjëri nga institucionet që kanë të bëjnë me sistemin energjetik nuk kanë qasje në veri të vendit, as KEK-u, KEDS-i, KESCO, ZRRE-ja e KOSTT-i.

Pra është fjala nga Trepça tek linjat 110kV për nënstacionin në Vallaq dhe Ujman, ku përfshihen nga territori i komunave Mitrovica e veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi e Zveqani.

Derisa në prill të vitit të kaluar ishte votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Me “zbatimin e kësaj marrëveshjeje, KOSTT do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë-Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale”.

Nga vizita që ne i kemi bërë veriut, shihet se qytetarët serb të veriut vazhdojnë që të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike në Kosovë për energjinë e harxhuar.

Ata vazhdojnë që t’i mos i paguajnë asnjë centë as KEDS-it e as në KESCO-s.

Njohësi i ekonmisë Musa Limani tha për "Syri.net", se marrëveshja e re e kyqjes në mes të KOSTT-it dhe ENCO-s e cila hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2020, bëri të mundur operimin e pavarur të KOSTT-it si zonë rregulluse në kuadër të bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri.

Sipas tij mirëpo, edhe përreth kësaj, KEDS-KESCO (Kosova) akoma nuk ka qasje në faturim dhe inksasim në pjesën veriore të Kosovës.

"KOSTT-i, ka qasje në veri të Kosvës dhe këtë vetëm për shkak se sistemi i transmisionit është i rregulluar asi soji. Ndërsa, qasje në mirëmbajtje apo gjëra të  natyrës së ngjajshme nuk është e mundur edhe nga KOSTT-i. Me fjale të tjera KOSTT-i është vetëm transmetues i energjisë  elektrike", tha profesori Musa Limani.

Sipas tij KEK-u vetëm prodhon rrymë, ndërsa ZRRe-ja është rregullator i energjisë.

Drejtori menaxhues në KEDS-it, Alper Erbas, ka thënë për "Syri.net Kosova", se çështja e energjisë elektrike në veri dhe pagesave nga banorët serb nuk është më çështje e KEDS-it apo KESCO-s.

“Prej shtatorit të vitit 2017 me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, është tërhequr nga tarifat çështja e veriut dhe kjo çështje i përket Qeverisë së Kosovës. Pra pagesa e, veriut nuk është çështje e KEDS-it apo KESCO-s”, tha Erbas.

Sipas tij dialogu është në proces e sipër dhe nëse ka detyrë konkrete KEDS-i e KESCO do të jenë të gatshëm për obligimet që i jepen nga institucionet e Kosovës.

“Nuk mundem të komentoj për këtë më shumë. Veriu nuk është çështje e KEDS-it dhe e KESCO-s, kjo bazuar në rregulloret aktuale nuk na përket neve, por Kosova tash është në ENCO dhe kjo çështje do të rregullohet”,ka thënë drejtori i KEDS-it për “Syri.net Kosova”.

Derisa "Syri.net",ka kërkuar sqarime edhe insituticonet tjera që kanë kanë të bëjnë me fushën energjetike, por që nuk janë deklaruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)