Shtrenjtohet energjia për për 5.18%
Prishtinë, 29 gusht - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pas vlerësimit të kërkesave të të licencuarve, komenteve të palëve të interesit, raporteve konsultative dhe raporteve përfundimtare të ZRRE‐së për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm tarifor, ka marrë vendim që tarifa mesatare e energjisë elektrike me pakicë të rritet për 5.18%.
Kjo rritje do të mbulojë vetëm koston e importit të energjisë elektrike të Furnizuesit Publik me Energji Elektrike (FPEE) dhe nuk i përfshinë kostot tjera të licencuarve të tjerë.
Bordi i ZRRE‐së ndanë brengat e konsumatorëve të energjisë elektrike të paraqitura gjatë procesit të konsultimit publik në lidhje me tarifat e energjisë elektrike dhe përballueshmërinë e tyre.
Në vazhdimësi Bordi i ZRRE‐së është duke i kontrolluar në detaje të gjitha kostot e paraqitura nga operatorët e licencuar dhe gjatë këtij procesi të shqyrtimit të jashtëzakonshëm ka lejuar vetëm kostot e domosdoshme.
Mirëpo, Bordi i ZRRE‐së njofton se ngjarja e jashtëzakonshme, e datës 6 qershor në Termocentralin Kosova A, ka rezultuar në ndryshime të theksuara ndërmjet mjeteve të lejuara nga ZRRE dhe kostove reale gjatë këtij viti. Përveç kostove tjera të sistemit të cilat janë rritur për shkak të shpërthimit në TC Kosova A, Bordi i ZRRE‐së ka pranuar të lejoj mjete shtesë vetëm për mundësuar furnizim të rregullt, duke rritur importin e lejuar më parë nga 450.3 GËh (Euro 27.01 million) në 762.7 GËh (Euro 45.76 milion).
Sipas vlerësimeve të Bordit të ZRRE‐së, bazuar në skenarin më optimist, prodhimi i humbur do të rezultojë në reduktim të eksportit në vlerë prej 112.4 GËh dhe në rritje të importit në vlerë prej 312 GËh.
Kërkesa fillestare e KEDS‐it si Furnizuesin Publik, për çështje të importit dhe të mos arritjes së të hyrave, ka qenë në vlerë prej 37 milionë, apo 16% më të larta se MAR‐i i përgjithshëm prej 239.96 milion të caktuar në shqyrtimin e fundit tarifor (përshtatjeve të rregullta të vitit 2014). Kërkesa fillestare e KEK‐ut për të mbuluar shpenzimet shtesë të riparimit dhe të mos arritjes së të hyrave të lejuara nga ZRRE është në vlerë prej 19.2 milion, apo 8% e MAR‐it të përgjithshëm të sistemit energjetik.
Për dallim nga këto kërkesa, pas analizave të bëra, Bordi i ZRRE‐së ka vendosur të pranoj vetëm ndryshimin në ndikimin neto të kostove të Furnizuesit Publik (KEDS) për import të energjisë elektrike në vlerë prej 12.4 milionë që paraqet 5.18% të kostove të sistemit.
Njëkohësisht, Bordi i ZRRE‐së ka vendosur që të refuzoj kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të KEK‐ut pa pranuar raport zyrtar mbi shkaqet e shpërthimit nga organet e hetuesisë, në mënyrë që të vlerësojmë nëse ngjarja e jashtëzakonshme, shpërthimi në TC Kosova A, ka qenë jashtë kontrollit të KEK‐ut, siç përcaktohet në paragrafin 1.3 (i) të Shtojcës 7 të Rregullës për Vendosjen e Çmimeve të Gjenerimit.
Edhe pse Bordi i ZRRE‐së ka refuzuar kërkesën e KEK‐ut për shkaqe të përmendura më lart, duhet të theksohet se Bordi i ZRRE‐së ka vlerësuar se operatori i licencuar për gjenerim KEK mund të ketë vështirësi për të përmbushur obligimet financiare të tij gjatë këtij viti rregullativ 2014. Në të njëjtën kohë nësë njësitë gjeneruese të TC Kosovës A (A4 dhe A5) nuk hyjnë në operim në periudhën e caktuara,
KEK‐u do të ketë vështirësi edhe më të mëdha për të mbledhur të hyrat të cilat janë të lejuara më vendimin e kaluar të përshtatjeve të rregullta. Vlerësojmë së çdo lehtësim fiskal që mund të ofrohet nga Qeveria e Kosovës si pronar i operatorit KEK është i domosdoshëm.
Bordi është i mendimit se KEK‐u mund të ketë vështirësi sidomos në pagesat e tantiemës dhe në kthimin e kredive të marra nga Qeveria e Kosovës për këtë vit. Për këtë arsye Bordi vlerëson se çdo veprim i Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar KEK‐un do të lehtësonte barrën e konsumatorëve për vitin rregullativ që fillon nga Prill 2015. Bordi i ZRRE‐së vlerëson se tantiema e thëngjillit është duke rënduar sistemin energjetik në masë të konsiderueshme dhe çdo lehtësim i përhershëm apo i përkohshëm nga ky obligim do të përmirësonte stabilitetin financiar të sektorit të energjisë.
Bordi i ZRRE‐së kupton brengat e konsumatorëve e energjisë elektrike për përballushmërinë e tarifave, dhe i njofton se për shkak të shpërthimit në TC Kosova A, siguria e furnizimit është cenuar në masë të konsiderueshme. Gjenerimi jo i mjaftueshëm në Kosovë do të vështirëson furnizimin e rregullt të energjisë elektrike, prandaj kërkojmë nga konsumatorët të mundohen të përdorin energjinë elektrike në mënyrë më efiçiente, dhe të kursejnë sa më shumë që është e mundur.
Duke kursyer energjinë elektrike konsumatorët mund të shmangin edhe pagesat më të larta të faturave të tyre, për shkak se konsumi më i vogël do të rezultojë në pagesa më të përballueshme.
ZRRE ka publikuar në ëebfaqen e saj ëëë.ero‐ks.org Raportin Konsultativ të Shqyrtimit të Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike të përgatitur nga ZRRE, kërkesat e operatorëve të licencuar, komentet e palëve të interesit, dhe Vendimet e Bordit për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm. Në tabelë më poshtë është paraqitur struktura e tarifave me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar.