23 Dhjetor 2024

Shtohet eksporti i energjisë elektrike të Iranit me 37 për qind

Teheran, 4 maj - Eksporti i energjisë elektrike të Iranit drejt vendeve fqinje është rritur me 37 për qind në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencisë informative Aria, RII që nga fillimi i vitit të ri H. Sh e deri tani ka eksportuar 1142.8 gigavat energji elektrike, gjë e cila dëshmon për një rritje prej 37.17 për qind.

Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë Irani ka eksportuar 823.1 gigavat energji elektrike.

Zbatimi i ligjit për ndarjen e drejtë të subvencioneve ka mundësuar uljen e konsumit të energjisë elektrike në Iran, e cila eksportohet në vendet fqinje si Armenia, Pakistani, Turkmenistani, Turqia, Azerbahxani, Iraku dhe Afganistani.

Shumë shpejt këtyre vendeve planifikohet tu bashkohen edhe Siria dhe Libani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)