Shqipëria vendos krijimin e bursës shqiptare të energjisë
Tiraë, 25 korrik - Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e fundit të saj një vendim, i cili i hap zyrtarisht rrugën themelimit të bursës shqiptare të energjisë.
Sipas vendimit, bursa do të krijohet në mars të vitit të ardhshëm dhe në datën 31 dhjetor të 2017-ës ajo do të fillojë zyrtarisht tregtimin e energjisë në vend.
Krijimi i bursës është pjesë e planit kombëtar për liberalizimin e tregut të energjisë. Sipas këtij plani, është parashikuar që deri në fund të vitit të ardhshëm, do të jenë mbi 5 mijë biznese, të cilat nuk do të furnizohen më nga OSHE, por do ta blejnë energjinë në treg të lirë nga tregtarët privatë.