Shqipëria superfuqi energjetike
Tiranë, 19 qershor - Në një raport të fundit të Bankwatch Network lidhur me detyrimin që kanë vendet e BE-së për të prodhuar apo importuar energji elektrike të rinovueshme, rezulton se Italia deri në vitin 2016 duhet të importojë nga Shqipëria, gati 2/3 e energjisë së prodhuar në vitin 2009, një nga vitet më të mira në historikun e prodhimit të energjisë në Shqipëri.
Në këtë raport saktësohet se në Shqipëri po kryhen shumë investime për prodhim të energjisë së rinovueshme, siç janë mullinjtë e erës apo hidrocentralet, por vetë Shqipëria nuk do të përfitojë nga këto investime që do të sjellin dëme në mjedis.
Mbi bazën e planeve të investimit që ka bërë shteti italian, figuron që në vitin 2016 Shqipëria duhet të interpretojë në Itali rreth 2/3 të vitit 2009 që quhet një vit i mirë në Shqipëri për shkak të reshjeve, ose po të krahasohet me vitin 2008, që ka qenë një vit i thatë, është gati 90 për qind e prodhimit, thotë ambientalisti, Zamir Dedej.
Në raport thuhet se Italia është e detyruar nga Bashkimi Europian që të importojë deri në 20 për qind energji të rinovueshme, ndaj ajo po përpiqet të importojë nga vendet e Ballkanit.
Në Shqipëri janë me qindra projekte për investime në hidrocentrale, një pjesë e disave edhe mbi përrenj.
Ambientalistët tregojnë se këto projekte për energji të rinovueshme duhen riparë me kujdes, pasi një pjesë e tyre do të sjellin një dëm të madh në biodiversitet dhe Shqipëria do të vazhdojë të importojë energji me çmim të lartë për llogari të saj.
Nëse prodhimi i energjisë sipas komshiut tonë italian do të shkojë atje, ne do të vazhdojmë të importojmë energji jo të rinovueshme nga jashtë, pra ne nuk do të kthehemi