Shqipëria shpenzon 300 mijë euro në ditë për import energjie
Tiranë, 6 mars - Aktualisht, qeveria e Shqipërië shpenzon nga buxheti i shtetit, 300 mijë euro në ditë për importin energjisë.
Me po të njëjtën kosto do të importohet energji për konsum gjatë gjithë muajit mars.
Mungesa e importit nga kompania CEZ, sjell si rezultat blerjen e energjisë në tregun ndërkombëtar me një vlerë prej 50 euro për megavat. Ish-zëvendësministri i Energjetikës
Pajtim Bello shpjegon arsyet pse sistemi hidroenergjetik në Shqipëri, ndodhet në këto kushte.
\"Aktualisht buxheti i shtetit paguan 300 mijë euro në ditë për të importuar energjinë elektrike. Kjo situatë do te vijë duke u rënduar sidomos gjatë muajit qershor dhe gjatë gjithë verës së këtij viti. Duket se importi i këtij viti do të arrijë përsëri shifra rekord mbi 3 miliardë kw/h, duke përkeqësuar ndjeshëm financat e shtetit.\"
\"E vetmja rrugë për plotësimin e nevojave të vendit me energji elektrike është importi i saj. Në këtë gjendje ku është katandisur sistemi elektrik nuk mund të gjenden rrugë të tjera\", shprehet Bello.