22 Dhjetor 2024

Shqipëria rrit prodhimin e energjisë elektrike

Tiranë, 26 gusht - Shqipëria ka ulur pothuajse në zero importin e energjisë elektrike dhe gjithë energjinë e harxhuar e siguron nga hidrocentralet e saj.

Instituti i Statistikave INSTAT bëri të ditur se në gjysmën e parë të këtij viti prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 52 për qind krahasuar me një vit më parë.

Bilanci kombëtar i energjisë elektrike tregon se, veç hidrocentraleve, asnjë nga burimet e tjera, si centralet termike, nuk prodhuan energji,  duke pasqyruar edhe një herë tjetër varësinë e plotë të sistemit energjitik nga rreshjet e shiut, borës dhe rezervave në liqenet e hidrocentraleve.

Ministri i energjisë dhe ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi se rezervat ujore në hidrocentrale janë menaxhuar me kujdes, duke vazhduar prodhimin dhe duke i mbajtur liqenet në maksimum.

INSTAT bëri gjithashtu të ditur se këmbimi i energjisë me vendet e tjera është në minimum - vetem 3 përqind-, ndërsa eksporti ka mbetur në të njëjtat nivele të kontraktuara.

Një tjetër problem që veçohet në bilancin kombëtar të energjisë janë humbjet në rrjet, që janë rritur përsëri me rreth 4 për qind.

Matjet tregojnë se humbjet dhe vjedhjet e energjise elektrike në rrjetin e copëtuar nga ndërhyrjet e paligjshme përbëjnë rreth 30 për qind të të gjithë energjisë së përdorur në shkallë vendi.

Drejtuesit privatë dhe shtetërorë të kësaj fushe ende nuk po arrijnë që të zvogëlojnë humbjet në rrjet, gjendje e pandryshuar kjo për shumë vite.

Ndonëse ka një përmirësim të faturimit të energjisë dhe rritje të pagesave, përsëri humbjet janë shumë të larta, sa gati një e treta e energjisë elektrike humbet nga vjedhjet dhe abuzime të tjera.

Dimrin e kaluar zona e Shkodrës pësoi përmbytje dramatike nga hapja e digave te hidrocentraleve, që rrezikoheshin nga shirat e shumta dhe rezervat e mëdha ujore.

Dëme të jashtëzakonshme u shkaktuan në banesa, bujqësi dhe blegtori, duke e kthyer menaxhimin e miliona tonelatave ujë të kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Drin në një sfidë të vërtetë inxhinierike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)