23 Dhjetor 2024

Shqipëria publikon kriteret privatizimit të Bistricës dhe Matit

Tiranë, 18 mars - Qeveria shqiptare publikoi së fundmi kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë e interesuara për blerjen e katër hidrocentraleve të mesëm që kjo e fundit ka ndër mend t’i privatizojë së shpejti, duke përcaktuar që privatizuesi të ketë nën administrim asete prodhuese energjetike me madhësi jo më të vogël se 15 MW të instaluar si dhe të ketë burime financiare jo më të vogla se 25 milionë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga një dokument i publikuar në Fletoren Zyrtare. Të dyja kriteret tregojnë se blerësit potencialë do të kenë mundësi të blejnë ndërmarrje me përmasa më të mëdha nga sa janë ato vetë për shkak se fuqia e instaluar e hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 kanë fuqi të instaluar prej 27.5 MW ndërsa vlera e tyre tregtare varion nga 27 në 50 milionë euro.

Kriteret e vendosura nga Këshilli i Ministrave në këtë rast nuk kanë shumë kuptim, sipas ekspertëve të kontaktuar nga “Shqip” për shkak se privatizuesit e këtyre impianteve nuk pritet të kryejnë ndonjë zhvillim, por thjeshtë do të prodhojnë energji ashtu siç prodhohet aktualisht dhe do ta shesin atë në tregun vendës apo rajonal.

Të katër hidrocentralet në privatizim kanë fuqi të instaluar sëbashku prej 76 MW dhe janë në gjendje të prodhojnë 546 mijë MW/h. Çdo MWh gjatë viteve të fundit ka kushtuar në Ballkan mesatarisht 50-60 euro dhe xhiroja vjetore e katër hidrocentraleve mund të arrijë në 20-30 milionë euro.

Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë arsyeje dëshiron t’i shesë të katër hidrocentralet, por jozyrtarisht mësohet se dëshira është arkëtimi i rreth 100-150 milionë eurove me synimin për t’i përdorur këto para për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Shqipëria ka dhënë më herët me koncesion hidrocentrale të vegjël, ku privatizuesit do të duhet t’i kthejnë impiantet prodhuese nën pronësinë e shtetit pas 35 vjetësh. Kjo është hera e parë që hidrocentralet shiten përgjithmonë për investitorë privatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)