22 Dhjetor 2024

Shqipëria, në prag të një krize energjetike

Tiranë, 24 tetor - Shqipëria mund të përballet me një situatë të vështirë hidroenergjetike, për shkak të mungesës së reshjeve.

Vetë drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, deklaroi dje për një televizion privat se liqenet janë të zbrazëta, ndërsa arka e korporatës e ka të vështirë të përballojë importe të tjera për shkak se çmimi me të cilin KESH ia shet energjinë OSSH-së është tre herë më i ulët nga çmimi i energjisë së importit.

Prurjet në kaskadë janë të ulëta, pasi reshjet janë ndërprerë që më 27 dhjetor të 2010-s. Pas kësaj situate, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë financiare. Importi gjatë këtij viti ka rënduar më tej financat e saj, në kushtet kur që nga 15 janari i këtij viti është ndalur edhe eksporti i energjisë.

Shqipëria përjetoi kriza kronike në furnizimin me energji në periudhën mes viteve 2000 dhe 2008, kur krizat më të rënda u shënuan në vitin 2002 dhe 2007.

Prodhimi i energjisë elektrike në Drin ka kosto të papërfillshme, por është i paqëndrueshëm në kohë.

Vitin e kaluar u shënua viti më i mirë historik në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa këtë vit mund të shënohet një rekord negativ.

Alternativa është rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët dhe rritja e importeve, por ky është një skenar i papëlqyer nga qeveria. KESH vendosi të refuzojë furnizimin me energji të shtatë fabrikave të mëdha, duke i detyruar këto të fundit të sigurojnë vetë energji në tregun rajonal, por kjo masë, ndonëse do të sjellë kursime të konsiderueshme financiare, nuk duket se e zgjidh problemin.

Nga ana e saj, qeveria është gjithashtu në vështirësi financiare dhe nuk do ta ketë të lehtë të financojë blerjen e energjisë elektrike në tregun rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)