Shqipëria mbetet pa energji
Tiranë, 14 tetor - Moti i keq dhe reshjet e shiut që ranë gjatë natës së kaluar kanë zhytur në errësisë pjesën më të madhe të vendit.
Pothuajse gjithë kryeqyteti, përfshirë rrethinat dhe shumë rrethe të tjera nga veriu në jug kanë mbetur pa energji.
Lajmi konfirmohet edhe nga vetë kompania CEZ.
Sipas CEZ-it, shkaku për ndërprerjet në Tiranë është një defekt në nënstacionin e Selitës, ndërsa në qytetet e tjera energjia është ndërprerë nga avaritë e shkaktuara nga moti i keq.
Sipas njoftimeve, ndërprje energjie ka në Gjirokastër, Sarandë, Dropull dhe në Bashkinë e Vlorës.
Ndërsa në veri, zona më e prekur është ajo e Lezhës. Sipas CEZ-it, ekipet e saj po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara në zona të ndryshme të vendit.