26 Dhjetor 2024

Shqipëria humb 150 milionë euro çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike

Tiranë, 23 tetor - 150 milionë euro humbasim çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Rama, publikuar në profilin e tij social në Facebook.

Nëpërmjet një fotoje, kreu i qeverisë bëri me dije se përmes këtyre parave mund të ndërtoheshin, 80-100 kilometra rrugë, 50 shkolla të reja, 6 spitale të reja moderne dhe rajonale të standardeve evropiane.

“Kjo shifër është: sa të gjithë paratë që shteti paguan për familjet në nevojë, sa dhjetëfishi i mbështetjes që ky shtet u jep fermerëve për të nxjerrë prodhime, për të eksportuar e për të mbajtur familjet, sa kontributi përmes tatim-fitimit i të gjithë sipërmarrjes shqiptare, sa fondi i investimeve publike me financim të brendshëm të këtij shteti”, shkruhet në Facebook.

Kryeministri bëri me dije se do të ketë heqje lirie për të gjithë hajdutët e energjisë elektrike. Në vijim të kësaj deklarate për dënimin e “hajdutëve të energjisë”, që pritet të kthehet një super operacion në mbarë vendin pas votimit të Kuvend, policia e Tiranës ka nisur sot procedimin në gjendje të lirë për  4 persona, Jetnor Q., Pëllumb K., Bashkim B., Jahir D., që merrnin energji elektrike në mënyrë abuzive. Shkeljet u konstatuan nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)