22 Dhjetor 2024

Shqiperia fiton 16 milionë euro nga shitja e energjisë

Tiranë, 6 mars - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) vijon të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e energjisë elektrike. Për muajin mars janë lidhur disa kontrata me kompani të njohura energjetike, për shitjen e 430 mijë megavat, duke garantuar 16 milionë euro të ardhura.

Megjithatë, shuma në fjalë konsiderohet modeste në raport me problemet ekonomike që ka kompania, si pasojë e borxheve të mëdha të trashëguara nga OSSH-ja. Burime zyrtare nga KESH konfirmojnë prezencën e “CEZ Trade Albania” në tender, pronari i OSSH, i cili siguroi një ndër ofertat më të mira. Sa i takon çmimit të shitjes, KESH vijon t’i referohet bursës së Athinës, e cila ofron tarifa të leverdishme.

Kontratat e lidhura për muajin mars u bashkëngjiten marrëveshjeve të kaluara, janar-shkurt, duke krijuar një stabilitet të qëndrueshëm për financat e brishta të KESH-it. Nuk ka ende një shifër zyrtare se sa ka fituar korporata në muajt e parë të vitit, po vlerësohen të jenë afër 20 milionë euro, ndërsa i gjithë viti 2009 rezultoi me 25 milionë euro.

Janë rreth 430 milionë kilovat energji elektrike që do t’u kalojë nëntë kompanive, ku mes tyre spikasin dy ofertat e kompanisë çeke, CEZ A.S dhe “CEZ Trade Albania”, me 75 mijë megavat energji elektrike. Bie në sy prezenca e një kompanie të re për tregun tonë, “Alpiq”, me seli qendrore në Zvicër (ish-ATEL).

Reshjet e shumta në veri të vendit rritën ndjeshëm nivelin e prurjeve në hidrocentrale, aq sa nuk mjaftonte maksimumi i kapacitetit prodhues, por u hapën portat për të shkarkuar ujin. Që nga muaji janar, KESH ka prodhuar maksimalisht energji elektrike, në sasi që varionin nga 24 deri në 28 milionë kilovat, kurse eksporti regjistron një kuotë mesatare prej 10 milionë kilovat.

Përfitimet e KESH-it vijnë nga ndryshimi i ligjit për energjinë, i cili lejoi pas shumë vitesh shitjen e sasisë së prodhuar dhe jo depozitimin. Megjithatë, sikurse u citua më sipër, KESH ka me qindra milionë euro borxhe (e fundit TEC-i i Vlorës) dhe praktikisht, çfarë fitohet, kalon direkt për shlyerjen e detyrimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)