Shqipëria do të nxjerrë në shitje 4 hidrocentrale
Tiranë, 9 shtator - Pas shitjes së \"Albpetrol\" qeveria shqiptare do nxjerrë në shitje ditën e hënë 4 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzën dhe Shkopetin.
Sipas \"News 24\", tenderi do të zhvillohet ditën e hënë në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, ku do të bëhet dhe shpalosen ofertat e mbërritura.
Pak muaj më parë qeveria vendosi që ti shkëpuste këto 4 hidrocentralet nga varësia e KESH dhe ti nxirrte ato për privatizim.
Ky është tenderi i dytë i madh për shitjen e aseteve shtetërore që zhvillohet pas tenderit të privazimit për kompaninë e naftës \"Albpetrol\", në të cilin vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Vetro Silk Roud Equity Ltd ofroi 850 milionë euro.
Nga shitja e 4 HEC-eve , qeveria pritet të arkëtojë të tjera para, të cilat do ndihmojnë buxhetin e shtetit në këtë periudhë krize, pa qënë e nevojshme të rishikohet ashtu siç ka ndodhur vitet e mëparshme.