Shqipëria do të ndërtoj 320 hidrocentraleve të reja
Prishtinë, 15 shkurt - Ministria e Ekonomisë së Shqipërisë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin për ndërtimin e 320 hidrocentraleve të reja vendore në të gjithë territorin, ndërsa janë firmosur koncesionet dhe do të fillojnë së shpejti punimet në 104 hidrocentrale, mes të cilave edhe ato të kaskadës së Devollit.
Për të lehtësuar edhe më tej bizneset, po punohet për heqjen e mëtejshme të çdo barre, me synim, zhvillimin edhe më të madh të tyre, pasi Qeveria synon të favorizojë biznesin, duke vënë në fokus rritjen e mëtejshme të tij.
Në objektivat e qeverisë për rritjen e punësimit, përfshihet zhvillimi i 6 parqeve industriale, pasi 60% e eksporteve vjen nga sektori i manifakturës dhe vetëm 20% nga guroret dhe minierat.
Në të 6 parqet industriale që do të ngrihen, janë përcaktuar edhe kompanitë që do t\'i ndërtojnë ato, ku pritet të punësohen mijëra qytetarë në zonat ku do të jenë, thanë burime zyrtare të METE-s.