Shqipëria, Butani, Lesoto e Paraguaji në listën e hidrocentraleve
Tiranë, 31 dhjetor - Shqipëria, Butani dhe Lesoto, bën të ditur Engineering News-Record, varen krejtësisht nga hidrocentralet, ashtu si edhe Paraguaji që pothuajse gjithë energjinë e hidrocentraleve e eksporton drejt fqinjëve, Brazilit dhe Argjentinës.
Hidrocentralet prodhojnë 16% e elektricitetit të prodhuar në botë, ndërsa ato luajnë një rol të rëndësishëm në energjinë që i duhet disa shteteve.
Shqipëria, Butani dhe Lesoto, bën të ditur Engineering News-Record, varen krejtësisht nga hidrocentralet, ashtu si edhe Paraguaji që pothuajse gjithë energjinë e hidrocentraleve e eksporton drejt fqinjëve, Brazilit dhe Argjentinës.Hidrocentrali i Bistricës.
Po ashtu, New Europe e cituar nga ATSH, Shqipëria është një prej shteteve të botës që prodhon 100% të energjisë së saj nga energjia e rinovueshme, duke u bërë kështu njëherazi shteti me Green Energy.
Në vijim duke iu referuar Engineering News-Record, Norvegjia është një tjetër vend i cili prodhon më shumë se 98% të energjisë së saj nga hidrocentralet, Brazili 85%, Islanda 80%, Venezuela 69%, Kolumbia 65%, Kanadaja 61% dhe Austria 60%, Zvicra 56%, Zelanda e Re 53%, ndërsa shtete të tjera gjenerojnë elektricitetin përmes burimeve të tjera alternative të ujit, si për shembull Amerika, e cila veçse 6% të elektricitetit të saj e nxjerr nga hidrocentralet.
Hidrocentralet me kapacitetet më të mëdha në botë
Në terma të tjerë, e në vijim të Engineering News-Record për Hidrocentralet me kapacitetet më të mëdha në botë, Kina është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, duke prodhuar 721 terrawatt (TWh) për orë në 2010, që përfaqëson veçse 17% e elektricitetit që ky shtet konsumon.
Kanadaja renditet e dyta, duke prodhuar 369 TWh, ndërsa shteti i tretë Brazili me 363 TWh, ndërsa e katërta Amerika me 250 TWh dhe Rusia e pesta me 167 TWh. Sipas Engineering News-Record, Hidrocentralet janë të varura nga burimet e tyre gjeografike, ndërsa duke iu referuar Drejtorit Editorial të UDI Products, Platts, (Zyrës Ndërkombëtare të të Dhënave Energjetike) Chris Bergesen,
nevojiten burime të rezervave ujore dhe një lartësi e konsiderueshme e digave me ujë. Kjo do të thotë se shumë shtete ngelen mbrapa pikërisht për këtë arsye, shton ai.
Më tej në artikullin e tyre, Engineering News-Record përmend në detaje prodhimin e energjisë, digat e vendosura mbi lumenj, por edhe të mirat e ndërtimit të hidrocentraleve.
Sipas Chris Bergesen në vijim, ndërtimi i digave për prodhimin e energjisë elektrike nga Hidrocentralet sjell gjithashtu një kontroll të përmbytjeve, përmirësime në navigacion apo prodhimin e energjisë. Sipas Index Mundo, prodhimi i energjisë vjetore në Shqipëri është 5.201 miliardë kWh, sipas të dhënave marrë në vitin 2012.
Duke iu referuar kësaj faqeje nga ATSH, sasia e prodhuar vjetore është e njëjtë me sasinë e prodhuar në vitin 2011 e po ashtu me atë të vitit 2000, ku u prodhua 5.15 kWh .
Ndërsa sipas Bankës Botërore, referuar nga ATSH, lumi Drin gjeneron më shumë se 90% e elektricitetit të prodhuar nga hidrocentralet në Shqipëri për industrinë e banesat, ndërsa prodhimi në varësi (sipas viteve të thata), me një mesatare prej rreth 6.00 GWh në vit.