Shqetësim i Qeverisë, siguria e furnizimit me energji dhe mjedisi
Vjenë, 17 maj - Sektori i energjisë luan një rol parësor në ekonominë e çdo vendi, por roli i saj kthehet në jetike kur flasim për vende të vogla në zhvillim, të tilla si Kosova dhe zhvillimi i saj social, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Këto komente ministri i bëri në takimin e dytë vjetor të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim, ku përfaqësonte Republikën e Kosovës, ku temë qendrore ishin sfidat e zhvillimit, duke u fokusuar në tendencat e sektorëve të veçantë.
Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Vjenë është takuar me personalitete të larta shtetërore me të cilët ka diskutuar për çështje të interesit të përbashkët, respektivisht fushën e energjisë.
Ndryshe, në fjalën e tij gjatë sesionit Trendet e sektorit të energjisë në kontekstin e zhvillimit social, Beqaj ka thënë se në vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka punuar shumë për të bërë përparim të konsiderueshëm në reformimin e sektorit të energjisë.
Me angazhimin e plotë të institucioneve tona përkatëse, në vitin 2010 kemi arritur të përgatisim dhe miratojmë një kuadër të ri ligjor për sektorin e energjisë në Kosovë. Konkretisht, kjo kornizë përfshin tre ligjet bazë, në Ligjin për Energjinë, Ligjin mbi Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Këto tre ligje në përputhje të plotë me qasjen e BE-së dhe Acquis për energji dhe konkurrencës, ka thënë ai.
Kreu i MZHE-së, tha se Strategjia e Energjisë e Kosovës e bazohet në tri shtylla të rëndësishme, të cilat përfshijnë: garantimin e sigurisë së furnizimit; vetë-qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ministri Beqaj ka theksuar se shqetësimi kryesor i Qeverisë së Kosovës mbetet çështja për sigurimin dhe ruajtjen e qasjes së gjerë të popullsisë në energji të besueshme të pastër dhe të përballueshme, në mënyrë që të përmbushin kërkesat e Komunitetit Traktati i Energjisë dhe standardet ndërkombëtare.
Krejt në fund, ministri nënvizoi se që të mundësohet integrimi i tregjeve të energjisë, infrastruktura jonë ligjore dhe rregullatori, është e nevojshme te jenë të koordinuara dhe zhvilluara me zgjerimet e nevojshme, për të mundësuar një treg më të hapur dhe të integruar rajonal të energjisë.