22 Dhjetor 2024

Shpallet kërkesa për ofertim për Distribucionin dhe Furnizimin në KEK

Prishtinë, 30 nëntor - Në muajin muajin mars të vitit të ardhshëm, pritet të shpallet fituesi i tenderit për sektorin e distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). 
 
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) sot ka organizuar takimin e Komitetit për projektin e privatizimit të sektorit të distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike të KEK-ut, me ç’rast është thënë se nga sot dokumentet do t’u dorëzohen investitorëve.

Komiteti për Privatizimin e KEDS-it. në prani të monitorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, ka aprovuar pakon tenderuese duke shpallë Kërkesën për Ofertim, për investitorët e parakualifikuar (Elsewedy, Limak, Taib Bank dhe Calik) në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS).

Pakoja tenderuese përmban pesë dokumente të cilat tashmë do të jenë në dispozicion për investitorët e parakualifikuar. Këto dokumente janë; Rregullat për Ofertim; Marrëveshja për Shitblerje të Aksioneve; Marrëveshja për Furnizim me Shumicë me Energji Elektrike; Marrëveshja për Importe dhe Marrëveshja për Implementim.

Përpos dokumenteve të lartpërmendura Komiteti për Privatizim (KP), i Kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka marrë vendim lidhur me çështjen e punëtorëve të sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK.

Vendimi parasheh që të gjithë punëtorët e sektorit të transferohen me kontratat e tyre ekzistuese te kompania e ardhshme private. Kjo do të thotë se nuk do ketë reduktime, të punëtorëve. Ndërsa, kontratat e punëtorëve do të garantohen me ligjet e vendit në fuqi, përkatësisht, nga Ligji i Punës.

Komiteti për Privatizim ka vendosur që KEDS të privatizohet pa borxhe, ndërsa borxhet e vjetra ndaj KEK-ut nuk do të falen, por duhet të paguhen sipas modaliteteve që do të përcaktohen nga këto dy kompani.

Ministri per zhvillim ekonomik Besim Beqaj tha se plani është që deri më 28 shkurt të priten ofertat nga investitorët dhe pastaj të bëhet vlerësimi i këtyre ofertave dhe diku në muajin mars të vitit 2012 të shpallet fituesi i tenderit për privatizimin e distribucionit.

Beqaj, tha se borxhet e vjtra të cilat janë rreth 360 milionë euro, do t`i mbesin KEK-ut, por ato duhet të shlyhen.

Ai shtoi se kjo do të obligohet nëpërmjet një marrëveshjeje kontraktuale mes KEK-ut me Kompaninë Kosovare për Furnizim dhe Distribuim të Energjisë Elektrike.

Ministri Beqaj ka dhënë garanci se nuk do të ketë largime nga puna, ndërsa theksoi se borxhet aktuale të KEK-ut nuk do të falën, por do të gjendet mekanizëm për grumbullimin e tyre.

Ndërsa në konferencën për media, ministri Beqaj tha se nuk do të ketë subvecionime për sektorin e inkasimit, por vetëm për KEK-un për nevoja të importimit të energjisë elektrike. Deri më tash interesim për të marr tenderin për inkasim kanë shfaqur 4 kompani.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa mund të shitet distribucioni i KEK-ut, me arsyetimin se atë e cakton tregu dhe konkurrenca, por ministri shprehu bindjen e tij se investitorët do të japin vlerësim të mirë për kompaninë, e cila ka mbi 400 mijë konsumatorë, qofshin ata komercial, apo privat.

Më 30 nëntor, Komiteti për Privatizim ka bërë Shpalljen për Ofertim. Investitorëve tashmë ju mbetet të përgatisin ofertat e tyre për blerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS). Afati i fundit për kompanitë e parakualifikuara për t’i dorëzuar ofertat e tyre do të jetë 28 shkurti i vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)