26 Dhjetor 2024

Shpallet afati për dorëzimin e ofertave për TC ‘Kosova e Re”

Prishtinë, 27 nëntor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në emër të Komitetit Drejtues të Projektit, ka shpallur afatin për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

MZHE, në emër të KDP-së, i ka njoftuar investitorët e parakualifikuar se afati për dorëzimin e ofertave për realizimin e këtij projekti është 19 Dhjetor 2014.

Shpallja e përzgjedhjes së investitorit të preferuar do të bëhet në Janar 2015.

Projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike është bazuar në Strategjinë e Energjisë së Kosovës, e cila përcakton që kapacitetet e reja të realizohen nëpërmjet investimeve të huaja direkte.

Kapaciteti i termocentralit “Kosova e Re” do të jetë 2x300 MW neto energji elektrike. TC “Kosova e re” do të ndërtohet duke i plotësuar të gjitha standardet dhe direktivat evropiane, me instalimin e teknologjive më të mira në dispozicion si PC ose CFB, që sigurojnë se ndotja e ambientit do të jetë minimale, si dhe me efiçiencë së paku prej 37%.

Ndërtimi i TC “Kosova e re” siguron:

1.    Zëvendësimin e prodhimit të energjisë elektrike të TC “Kosova A”;
2.    Mbulon konsumin vendor të energjisë elektrike;
3.    Bën përmirësime mjedisore në sektorin e energjisë; dhe
4.    Ofron siguri të furnizimit me energji elektrike.

MZHE do ta informojë me kohë publikun për zhvillimet e tjera që do të ndodhin gjatë kësaj periudhe.
.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)