Shkrihen akullnajat në Ande
Ande, 24 janar - Akullnajat në malet e Andeve në Amerikën e Jugut janëtkurrur mes 30 dhe 50 për qind, që nga viti 1970, si rezultat indryshimeve klimatike.
Një studim i ri tregon se akullnajat e Andeve po tkurren me një shpejtësi të madhë, më të madhen në më shumë se 300 vjet.
Antoine Rabatel, autori kryesor i studimit, e ka quajtur të paprecedencë tkurrjen e akullnajave në Ande gjatë tri dekadave të fundit.
Hulumtuesit gjithashtu paralajmërojnë se ngrohja në të ardhmen mund që krejtësisht të shkrijë akullnajat e vogla, që gjenden në lartësi të ulëta, të cilat lirojnë ujë të freskët për komunitete që gjenden poshtë.
Akullnajat e Andeve janë një burim vital i ujit të freskët për dhjetëra miliona amerikanë latinë.
Studimi u botua në revistën Cryosphere.