Shkencëtarët zbulojnë metalin që prodhon energji
Londër, 14 maj - Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë zbuluar një gjendje të re të materies në një element që duket se është një përzierje e metaleve magnetikë dhe përçues të energjisë elektrike.
Kjo gjendje e re e materies do ti lejojë shkencëtarët të kuptojmë përse disa elementë kanë potencial që të bëhen konduktivë në temperaturat -135 - -243 gradë celsius.
Super konduktiviteti u lejon elementëve që të përcjellin energji elektrike pa rezistencë, çka do të thotë se temperatura e tyre nuk rritet dhe ata nuk shpërbëhen.
Kjo mund të sjellë një revolucion më mënyrën se si në prodhojmë energji elektrike. Metali në fjalë është i ngarkuar me energji dhe ka veti magnetike. Nëse atij i injektohet rubidium në molekula, këto të fundit ndryshojnë distancat nga njëra-tjetra dhe rritin forcat tërheqëse mes tyre.
Ndryshimi i forcave bën që të prodhohet energji, por jo nxehtësi. Kjo i jep një tipar superkonduktiv metalit në fjalë.