Shkencëtarët shpallin emergjencën e klimës
Paris, 6 nëntor - Mbi 11 mijë shkencëtarë nga më shumë se 150 vende kanë shpallur emergjencën lidhur me klimën dhe kanë paralajmëruar për pasojat, në qoftë se njerëzimi nuk arrin të trajtojë problemet e ndryshimeve klimatike.
Ky veprim pason fillimin zyrtarisht prej ShBA-së të procesit të tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit.
ShBA-ja është vendi i vetëm që ka shpallur largimin nga marrëveshja e klimës, e nënshkruar nga afro 200 vende.
Zëdhënësja e BE-së Mina Andreeva shprehu keqardhjen për vendimin e ShBA-së.
Qeveria e Trump-it ka shfuqizuar rregullat mjedisore të epokës së Obamës, për t'i dhënë një mbështetje industrisë së qymyrgurit, duke e lejuar të lëshojë më shumë gazra serrë në ajër.