Shkencëtarët përpiqen të gjëjnë prirjet e ngrohjes globale
Teksas, 23 gusht - Në polet e veriut dhe të jugut, akulli dhe toka të ngrira por shpërbëhen. Një studimi i ri tregon se pasojat klimatike janë të ndryshme në secilin pol dhe shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë nëse këto ndryshime ndërlidhen.
Puna e shkencëtarit Michael Gooseff si hydrologist në Universitin shtetëror të Pensilvanisë e bën atë që të shkojë rregullisht në rajone të largëta të Arktikut (veri) dhe të Antarktidës (jug).
Kohët e fundit, në konferencën vjetore të Shoqatës Ekologjike të Amerikës, në Austin të Teksasit, Gooseff shtroi pyetjen: "Si reagojnë sistemet polare ndaj ndryshimit të klimës?" Këtë përgjigje ai përpiqet t'a japë nëpërmjet kërkimeve të tij studimore sesi uji mbush tokat dhe se çfarë ndodh me ujin mbi dhe nëntokë.
"Në rajonet veriore, natyrisht, ne kemi akull në det, por në Antarktidë, ne kemi shumë shtresa akulli. Ky ndryshim në numrin e sipërfaqeve luan rol në ndryshimet klimatike që shohim në të dy këto pole."
Shkencëtari Gooseff thotë se të dy rajonet ndryshojnë shumë, si në gjeologji edhe ekologji:
"Në luginat e Thata të McMurdos në Antarktidë ne kemi një sistem shkretëtire polare me asnjë bimë në sipërfaqe, ndërsa në pjesën veriore të Alaskës, ne kemi bimësi të dendur dhe shumë të gjelbër."
Gooseff është duke dokumentuar ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës duke vëzhguar format dhe rrjedhën e lumenjve dhe liqeneve polarë. Ai kujton një vizitë në vitin 2003 në Shpatin e Veriut në Alaskës, kur ekipi i tij ndoqi rrjedhën e një lumi të pazakontë prej balte:
"Duke ndjekur këtë rrjedhë, më në fund ne mbërritëm në një të çarë të madhe në shpatin e kodrës nga e cila rridhte gjithë balta që formonte lumin."
Ja se çfarë kishte ndodhur: Një copë masive akulli nën sipërfaqe të tokës kishte shkrirë. Shkrirja kishte shkaktuar boshllëk , gjë që solli shembjen e tokës duke krijuar një gropë të thellë në faqen e kodrës. Një studim i fotografive historike ajrore të zonës tregoi se ky ndryshim dramatik si dhe ndryshime të ngjashme nga ngrohja e detyruar kanë prekur shumë peizazhe të këtij rajoni vetëm gjatë 20 vjetëve të fundit.
Shkencëtari Gooseff shpjegon se si lëviz uji nëpër këto formacione të ndryshuar, dhe merr me vete kimikate (permafroste) të shkrira, dhe ndërsa uji derdhet në lumenj, ky ujë ndikon peshkimin dhe brigjet e oqeaneve. Gooseff thotë se permafrostet e shkrira mund të krijojnë një tjetër skenar të rrezikshëm klimatik.
"Ndërsa klima ngrohet, në atmosferë çlirohet më shumë karbon që kontribuon më shumë në ngrohjen klimatike, kontribuon në më shumë në shkrirjen e permafrosteve dhe ky lloj cikli vazhdon. Në fakt, kur permafrostet dalin mbi sipërfaqe ato përmbajnë dy herë më shumë karbon sesa ekziston në atmosferë."
Michael Gooseff punon në stacionin në luginat e Thata në McMurdo të Antarktidës, duke studiuar sipërfaqet e borës që shihen aty-këtu Në Antarktidë nuk bie shumë borë, prandaj edhe dallimet se çfarë ndodh nënsipërfaqe të tokës së mbuluar me borë dhe asaj paborë mund të përcaktohet më mirë.
Gooseff thotë se shkrirjet e akujve dhe borës së ngrirë në këtë rajon po ndodhin me shpejtësi dhe zonat e shkrira janë përhapur shumë në krahasim me 10 vjet më parë. Nëpërmjet pajisjeve me ndjesorë të posaçëm, shkencëtarët këtu ndjekin me kujdes lëvizjen e rrjedhave të nëndheshme të ujit, për të parashikuar se çfarë do të ndodh me to.
Shkencëtari Gooseff mendon se ngrohja polare dhe shkrirjet do të vazhdojnë me një ritëm të përshpejtuar, nëse nuk ka ulje të konsiderueshme gazrave të dëmshëm në atmosferë. Ai shpreson se kërkimet e tij në ndryshimin e klimës në polet do të tregojnë lidhjet veri - jug në sistemin e klimës globale që ndikon të gjithë planetin.