Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV
Prishtinë, 11 mars - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka njoftuar se sot në ora 09:17 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 108 (125/1) me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë kanë mbetur pa tension NS 110/10 kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masa për eliminimin e problemit të paraqitur.
Si rezultat furnizimi me energji elektrike në NS Vushtrria 2 dhe në NS Trepça është kthyer në ora 10:50.
Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në Rrjetin e Transmetimit dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.