Shevron ka në plan të fillojë studime për gazin shist në Rumani
Bukuresht, 12 prill - Kompania amerikane Shevron ka në plan të fillojë studime për prodhimin e gazit shist në Rumani deri më dy-tri javë, bëri të ditur udhëheqësi i kompanisë për Rumaninë Tom Holst gjatë vizitës së tij në qytetin Punxhesht, ku do të instalohet sonda e parë për studimin.
Shevron tashmë disa herë e ndërpriste veprimtarinë e vet në vend për shkak të protestave të banorëve vendas, të cilët kanë frikë nga pasojat për mjedisin.
Megjithë rojën e mirë Holst përsëri u prit nga shumë protestues, të cilët thërrisnin Jo gazit shish, Shevroni, shko në shtëpi.