22 Dhjetor 2024

Shënohet nata më e ftohtë e dimrit në Kosovë

Prishtinë, 31 janar - Nata midis të hënës dhe të martës ishte më e ftohta e këtij dimri. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (ISK), temperaturat më të ulëta janë shënuar në vendet e larta malore – minus 22 gradë, kurse në ultësira kanë arritur deri në – 20 gradë.

“Temperaturat e natës së mbrëmshme ishin më të ulëtat gjatë këtij dimri, kurse sipas matjeve tona, ditëve dhe javëve në vazhdim ato do të jenë më të larta”, ka thënë drejtori i ISK-së, Sylë Tahirsylaj.

Sipas tij nga e enjtja do të ketë edhe reshje të borës, por jo me intensitetin çfarë ishin reshjet e javës së shkuar.

Megjithatë, në ueb-faqe të ndryshme, temperaturat e mëngjesit të së martës kanë shënuar deri në -25.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)