Shënohet Dita Botërore e Metrologjisë
Prishtinë, 20 maj - Sot shënohet Dita Botërore e Metrologjisë e cila feston firmosjen e Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e 7 shteteve.
Kjo konventë vendosi bazat e bashkëpunimit botëror në shkencën e matjeve dhe aplikimeve të saj në industri, tregti etj.
Në këtë ditë, të gjitha institucionet e metrologjisë në botë apo organizatat rajonale dhe ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë, organizojnë akivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese për publikun apo grupet e interesit.
Qëllimi i kësaj dite është për të ndërgjegjësuar publikun se sa shumë matjet ndikojnë në jetën e secilit prej nesh.
Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovë, ku me këtë rast, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kuadër të MTI-së, do të organizojë një takim solemn për këtë ditë, si dhe do ta inaugurojë Laboratorin për Përgatitjen e Ujëmatësve për Verifikim në Prizren.