SHBA vendos për uljen e emetimit të gazit serrë
Washington, 1 prill - Shtëpia e Bardhë publikoi propozimin e Presidentit Obama për të ulur emetimet e gazit serrë nga ana e SHBA gjatë dekadës së ardhshme.
Propozimi përfshin disa politika tashmë në fuqi, të tilla si standardet më të larta të konsumit të karburantin për makina dhe kamionët, masat për efiçiencën e përdorimit të energjisë në ndërtesat dhe pajisjet e ndryshme si dhe programet për të eliminuar përdorimin e ndotësve në impiantet e ftohjes.
Shtëpia e Bardhë shpalli me anë të një postimi në internet rregullat e ardhshme për të kufizuar emetimet e gazeve të dëmshme nga industria e naftës dhe ndotjen karbonike nga termocentralet.
Plani pason zotimin e presidentit Obama nëntorin e kaluar në Pekin për të reduktuar deri në vitin 2025 emetimet e gazeve serë nga 26 deri në 28 për qind, nën nivelet e vitit 2005.