SHBA të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e mjedisit
Prishtinë, 26 shtator - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie si dhe James Hope- Drejtor i USAID-it për Kosovë.
Ministrja Reshitaj në takim njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri. Ministrja Reshitaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ndërsa ambasadori Delawie pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë se SHBA-të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.
Ministrja Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të projekteve që SHBA-të përkrahin në Kosovë.