SHBA ndërtojnë elektranën më të madhe solare në Botë
Kaliforni, 27 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje aprovuan projektin për ndërtimin e elektranës më të madhe solare në botë, e cila do të ndërtohet në shkretëtirën Mokavë në Kaliforni.
Kompania gjermane Solar Milenium Ag. në partneritet me kompaninë e naftës Shevron do ta ndërtojnë elektranën solare në truall, shtetëror. Pas përfundimit të ndërtimit ajo duhet të prodhojë 1.000 megavatë energji elektrike, që është e mjaftueshme për nevojat e më shumë se 300 mijë amvisërive.
Ndërtimi i elektranës është në sipërfaqe prej rreth 3.000 hektarë dhe do të duhej të zgjasë gjashtë vite, ndërsa projekti kushton gjashtë miliardë dollarë.